Superliga e moshave në futboll, Vllaznia humbet në shtëpi me Bylisin, zbehet lufta për titull

Superliga e moshave në futboll ka luajur ndeshjet e javës së dytë të kategorisë U19 për fazën Play Off. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani është ndeshur në “Reshit Rusi” me Bylisin e vendit të parë dhe është mundur mundur me rezultatin 1 me 4. Kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj 5 me 0 me Partizanin, çka ka lënë të pakënaqur tifozërinë dhe trajnerin Sinani.
Më tej, trajneri Sinani flet edhe për humbjen 5-0 të ndeshjes së parë me Partizanin.
Ndeshjen e tretë të fazës Play Off, Vllaznia do ta luajë në kryeqytet me Dinamon, ku në rast fitoreje rihapen shpresat e luftës për titull