Superliga e moshave në futboll/Vllaznia U-17 ndëshkohet nga një penallti, humb me Tiranën

superliga

superliga

Një duel me shumë rivalitet, por edhe me episode të aspektit të gjykimit, shoqëruan ndeshjen e Superligës së futbollit të moshave U17, Vllaznia-Tirana. Fjala është për një penallti të dyshimtë të akorduar nga arbitri Granit Sulko, i Kolegjiumit të Lushnjes në favor të ekipit bardheblu, e cila vendosi edhe fatin e takimit duke nxjerrë fituese Tiranën me rezultatin 0 me 1. Megjithatë, në prononcimin e pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Ersi Çaku nuk preferon të ndalet shumë tek gjykimi, teksa shprehet i kënaqur për lojën e skuadrës së tij.Mungeses së rezultateve jo shumë pozitive të kësaj faze, Çaku ia faturon edhe numrit të pakët të futbollistëve që ka patur në dispozicion, por edhe dëmtimeve.Duke lënë pas pretendimet e renditjes, për trajnerin Çaku, më e rëndësishme është përgatitja e këtij brezi për të qënë gati kalimi I tyre në ekipin e parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.