Superliga e moshave në futboll / Vllaznia U19 mund Dinamon me golat e Hajdarit dhe Zaganjorit
Ndeshja më e rëndësishme e javës së shtatë të Supërligës së moshave U-19, ishte ajo që u luajt pasditen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, në mes Vllaznisë vendase dhe Dinamos mysafire. Skudra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, fitoi me rezultatin 2 me 1. Golat për Vllazninë u shënuan nga Xhoel Hajdari dhe Ersi Zaganjori, ndërkohë që më herët Krasniqi shënoi për Dinamon në një barazim të përkohshëm.
Duke qënë goli i parë që i dha edhe moralin skuadrës, në kampin kuqeblu është përjetuar me entuziasëm, rrjeta e Hajdarit.
Në aspektin personal, Xhoel Hajdari, është një futbollist që është shpallur kampion me Vllazninë U17, pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, dhe së fundmi, edhe pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë.
Pas kësaj jave, Vllaznia U19 është e dyta në renditje me pikë të barabarta me Bylisin dhe Laçin me nga 13 pikë, ndërkohë që në krye është Partizani me 16 pikë.