Superliga e moshave U- 21 / Vllaznia mund Egnatian, zëvendëstrajneri kuqeblu Kadija i kënaqur me skuadrën
Vllaznia U21, është rikthyer tek fitoja, teksa pasditen së mërkurës ka mundur në fushën sportive “Reshit Rusi” Egnatian me rezultatin 3 me 1. Golat për ekipin kuqeblu janë shënuar nga Dulaj dhe Gomesh në pjesën e parë dhe Kodra në pjesën e dytë, ndërkohë që për Egnatian, gollin e vetëm e ka shënuar, Rrapi. Pas ndeshjes, zv.trajneri i Vllaznisë Fatjon Kadija, në mungesës të trajnerit të parë Ergi Borshi që ka qënë i pezulluar nga disiplina për këtë ndeshje, është shprehur i kënaqur për fitoren e skuadrës kuqeblu, si për aktivizimin e lojtarëve të ardhur nga skuadra e parë.
Përpos rezultateve, ku Vllanzia nga java në javë beson se do të ngrihet në zonën e skuadrave pretendente për tiutull, për Kadinë dhe stafin teknik të skuadrës U21, e rëndësishmë është përgatitja e lojtarëve për të furnizuar ekipin e parë.