Superliga e volej meshkuj, Vllaznia-Partizani 1-3, të kuqtë shkojnë në finale

Me dy fitore radhazi, 3-0 në Tiranë dhe 1-3 mbrëmë në pallatin e sportit “Qazim Dervisi”, Partizani ka eleminuar Vllazninë në duelin gjysmëfinal të fazës Play Off. Referuar kronikës së lojës, Vllaznia fitoi setin e parë 25-23, ndërkohë që më pas Partizani merr tre sete radhazi, 15-25, 21-25 dhe 17-25 duke fituar krejt ndeshjen 1 me 3.
Ndërkohë që Vllaznia e mbyll konkurimin në kampionat, Partizani është finalisti i parë që pret rivalin që do të dalë mes Tiranës dhe Erzenit që luajnë gjysmëfinalen e tretë.