Superliga e volejbollit femra, Vllaznia humb takimin e parë, trajnerja Deda, mendon për vazhdimësinë
Me kualifikimin në fazën gjysmëfinale, mes katër më të mirave të kampionatit, Vllaznia e volejbollit për femra e ka realizuar objektivin e saj. Gjithsesi, edhe pse në këtë tur ka përballë ekipin më të mirë të këtij sezoni sportiv, Skënderbeun e Korçës, skuadra kuqeblu do të ketë mundësinë të luajë hapur duke menduar për perspektivën. Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë trajnerja Nora Deda, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes së parë të luajtur të enjten në Korçë ku u mund 3-0.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 17:00.