Superliga e  volejbollit meshkuj/ Vllaznia likujdon edhe Studentin, kryeson kampionatin me pikë të plota

artan kalaja

artan kalaja

Dy ndeshje, dy fitore. Ky është bilanci i ekipit të volejbollit Vllaznia për meshkuj në dy javët e para të kampionatit. Pas fitores 3 me 1 të realizuar një javë më herët në transfertën korçare ndaj Skënderbeut vendas, ka ardhur edhe fitorja tjetër ndaj Studentit. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “ Qazim Dervishi” të Shkodrës, ishte e dominuar plotësisht nga Vllaznia, e cila duke fituar të tre setet, 25-16 të parin, 27-25 të dytin dhe 25-10 të tretin e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0. Për trajnerin Artan Kalaja, ky është një fillim shumë premtues, pasi skuadra e drejtuar prej tij po shprehet mjaft mirë në fushën e lojës

Ndeshjen në fjalë e ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Vllaznisë në volej meshkuj, Aleksandër Leqejza, i cili pas më shumë se dy viteve në postin që mban, jep prononcimin e parë të tij për median.

Ndeshjen e ardhshme, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, Vllaznia do ta luajë në transfertë me Erzenin e Shijakut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.