Categories: LajmeSport

Superliga e Volejbollit, para “Play Off”, ekipet kuqeblu përballë Barletit për femra dhe Studentit për meshkuj

Dy ekipet e Vllaznisë në Volejboll për femra dhe meshkuj janë bërë pjesë e konkurimit në fazën Para “Play Off”. Sipas formulës së miratuar nga ana e Federatës Shqiptare të Volejbollit, dy ekipet në fjalë do të ballafaqohen me nga dy ndeshje, vajtje dhe ardhje ku skuadra e kualifikuar pës dy ndeshjesh fiton të drejtën për të vazhduar garën e fazës finale të gjysëmfinaleve Play Off. Femrat e drejtuara nga trajnerja Nora Deda, duelin e Para Play Off  e kanë me Barletin dhe meshkujt e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja përballë Studentit. Në garën e femrave, skuadrën kualifikuese të Para Play Offit, Barleti-Vllaznia e pret Skënderbeu i Korçës, kryesues i tabelës së klasifikimit. Ndërsa, ekipi kualifikues i meshkujve të Para Play Off, në mes Vllanzisë dhe Studentit do të ndeshet në Play Off me Partizanin, skuadër e cila së bashku me Erzenin, falë renditjes në dy vendet e para të klasifikimit kanë fituar të drejtën e konkurimit direkt në Play Off. Ekipi i femrave ka hedhur hapin e parë drejt kualifikimit në Play Off, pasi në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së martës në kryeqytet përballë Barletit Volej vendas fitoi me rezultatin 2 me 3. Një sfidë kjo shumë emocionuese shoqëruar me luftë të fortë sportive deri në pikët e fundit të setit shtesë. Kjo pasi në katër setet e parë, Vllaznia fitoi dy të tillë, të parin dhe të tretin, ndërkohë që universitaret e Barletit fituan të dytin dhe të katërtin. Përmes një dramaciteti që përfshiu garën në pikët e fundit, Vllaznia fitoi setin e pestë me rezultatin 13 me 15 dhe të gjithë ndeshjen 2 me 3. Ndërkohë, që femrat luajtën ndeshjen e parë në transfertë, për meshkujt sfida e parë Para Play Off ndaj Studentit luhet në Shkodër dhe dyta në Tiranë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

16 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

16 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

17 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

17 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

17 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

17 hours ago

This website uses cookies.