volej
Një fitore dhe një humbje është bilanci i ballafaqimit të Vllaznisë dhe Tiranës në javën e gjashtë të Superligës së volejbollit për femra dhe meshkuj. Ndërsa, meshkujT fituan me rezultatin 3 me 1, femrat u mundën me rezultatin 0-3. Për hirë të së vertetes, rezultati i ndeshjes së femrave, 0 me 3 në favor të Tiranës nuk pasqyron realitetin e asaj që u pa në fushën e lojës. Kjo, pasi Vllaznia, jo vetëm që ishte e barabartë ndaj skuadrës potente të Tiranës, por sidomos në dy setet e parë, ajo mund të ishte fituese. Në momentet finale të pikëve vendimtare, Vllaznisë i mungonte përvoja dhe kualiteti për të mbyllur setin me fitore, gjë që e bëri Tirana nga ana tjetër duke fituar në pikët shtesë.
Referuar kronikës së lojës, seti i parë u fitua nga Tirana 25-27, i dyti 24-26 dhe i treti me shifrat 18-25 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 3.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.