Superliga e volejbollit, Vllaznia, fitore e dyfishtë ndaj Teutës, për femra dhe meshkuj
Ekipet e Vllaznisë në volejboll për meshkuj dhe femra kanë arritur një fitore të dyfishtë ndaj ekipeve respektive të klubit sportiv Teuta, ndeshje këto të zhvilluara pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ekipi i femrave nën drejtimin e trajnerëve Nora Deda dhe Ardian Dodani fitoi me rezultatin e pastër 3-0, respektivisht me shifrat e seteve, 25-18, 25-18, 25-23.
Me fitore e kanë mbyllur edhe ekipi i meshkujve nën drejtimin e trajnerëve Artan Kalaja dhe Ermal Kraja, por me një ndryshim nga femrat, sepse meshkujt fituan tre sete 25-14, 25-11, 25-13 dhe kanë humbur një 17-25.
Javën e ardhshme, dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj luajnë në transfertë, respektivisht përballë ekipeve të Tiranës.