Superliga, Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr nesër vendimin
Mëngjesi i ditës së enjte pritet me shumë kureshtje prej disa klubeve europiane, të cilat kërkojnë të dinë nëse pozicioni dominant i FIFA-s dhe UEFA-s në aktivitetet fuitbollistike është ose jo legjitim.
UEFA ka pushtet ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor mbi klubet. 12 muaj më parë, Prokurori i Përgjithshëm Athanasios Rantos, me një opinion jo detyrues, ra dakord me FIFA-n dhe UEFA-n, duke gjykuar se “rregullat sipas të cilave çdo kompeticion i ri i nënshtrohet miratimit paraprak nga FIFA dhe UEFA janë në përputhje me ligjin e konkurrencës nga Bashkimi Europian”.
Megjithatë, marsin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Maciej Szpunar dha një tjetër opinion jodetyrues duke argumentuar se rregullat e UEFA-s për lojtarët e akademive janë pjesërisht të papajtueshme me ligjet e BE-së.
Në këtë mes ka thënë të vetën edhe një legjendë e futbollit si “Kalle” Rumenige. “Si ish-lojtar e di fare mirë kur një palë ka humbur. Për mendimin tim kush u përpoq të formonte Superligën ka humbur tashmë”, tha Karl-Heinz Rumenige, i pyetur mbi këtë çështje nga “Gazzetta dello Sport”.
“Nuk jam i shqetësuar për vendimin, por të them të drejtëm kam qenë natën kur u anunçua ky projekt, i cili rrezultoi të ishte një flluskë sapuni. Humbja e tyre u sigurua që në momentin kur Europa rrefuzoi atë projekt. Tani mungon vetëm konfirmimin edhe në rrugë ligjore”, thotë Rumenige për të përditshmen italiane.