Categories: LajmeSportFutboll

Superliga luhet në dy ditë / Vllaznia pret Laçin të shtunën, ora 17:00 në “Loro Boriçi”

Partizani-Vllaznia, takim ky i luajtur mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit dhe i mbyllur me fitoren e thellë të  vendasve me rezultatin 4 me 1, ishte ndeshja e fundit e javës së 12-të të kategorisë Abissnet Superiore. Pas një dite pushim siç ishte ajo e së martës, Vllaznia, ashtu si edhe skuadrat e tjera të Superiores kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e javës së 13-të, ku sipas kalendarit të përcaktuar nga sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë. Gjithçka do të startojë me supersfidën e kësaj jave mes Egnatias dhe Partizanit. Kjo përballje do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Dy ekipet kryesyese do të vihen përballë njëra-tjetrës në duelin që premton spektakël dhe ku nuk lejohen hapat fals. Partizani është skuadra e momentit në kampionat që me fitoren e fundit ndaj Vllaznisë numëron gjashtë fitore radhazi, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit do të tentojnë të marrin tre pikshin për të mbajtur kryesimin të vetëm të kampionatit. Ndërkohë, në orën 17:00 të po të ditës së shtunë do të luhen dy sfida e tjera të kësaj dite. Në “Loro Boriçi” do të përballen dy komshinjtë veriorë, Vllaznia dhe Laçi. Si shkodranët edhe kurbinasit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh. Në veçanti, për vetë situatat problematike që po kampon Vllaznia, fitorja në kampin kuqeblu është një detyrim parësor, sepse përndryshe, gjërat mund të shkojnë edhe më keq sa janë tashmë kur gjendjen me vetëm një pikë më shumë se sa vendi I fundit në tabelën e klasifikimit. Paralelisht me çiftin, Vllanzia-Laçi, do të luhet edhe  Skënderbeu-Teuta. Edhe korçarët dhe durrsakët kanë harruar “shijen” e fitores në kampionat dhe dueli mes tyre do të jetë mjaft i luftuar. Ndërkohë të dielën do të luhen dy sfidat e fundit. Tirana-Kukësi në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00, teksa Dinamo-Erzeni do të mbyllë siparin e kësaj jave në orën 17:00. Kjo përballje do të luhet në “Niko Dovana”, pasi ndeshjet e mbetura si pritëse skuadra e Dinamos do t’i zhvillojë në Durrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

12 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

12 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.