Superliga U-17 Vllaznia “paqe” me Teutën/ Trajneri Çaku, i kënaqur me skuadrën, optimist për fazën finale

Vllaznia U17 ka barazuar me rezultatin 1 me 1 ndaj Teutës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parafundit të fazës së dytë. Pas pjesës së parë e mbyllur 0 me 0, 3 minuta nga fillimi i të dytës, një gabim i portjerit ndëshkon Vllazninë me gol. Në vazhdim, kuqeblutë 17 vjeçarë të drejtuar nga trajneri Ersi Çaku ushtrojnë presion në portën kundërshtare dhe në minutën e 68-të barazojnë me një aksion model që finalizohet me kokë nga Mateas Uldedaj. Edhe pse rastet për gol në vijim ishin të shumta nga Vllaznia, e gjithë ndeshja mbyllet në barazim 1-1.Sa i përket renditjes, Vllaznia U17 vazhdon të jetë mes më të mirave duke synuar fazën finale.Ndeshja e ardhshme, që është edhe e fundit për fazën e dytë, Vllaznia U17 do ta luajë në transfertë me Tiranën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.