ergi borsh
21 vjeçarët e Vllaznisë u përballen mesditën e sotme me ekipin e Vorës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin 2 me 0 në favor të ekipit kuqeblu. Për tre pikëshin e skuadrës shkodrane ka menduar Zahi, i cili shënoi dy herë në portën mike. Përgjithësisht, Vllaznia e ka dominuar takimin, sidomos në pjesën e parë, e cila u mbyll 1 me 0 për kuqeblutë. Edhe në pjesën e dytë Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, vijon të luajë më mirë duke shpërdoruar disa raste shënimi në portën vorake. Ndërkohë, në 20 minutat e fundit të ndeshjes, janë futbollistët miq, të cilët kanë disa raste të pastra për shënim duke vënë nën presion vendasit. Megjithatë, nuk do të vonojë dhe vjen goli i dytë i Vllaznisë, përsëri me autor Zahin, i cili vulos fitoren e merituar të kuqebluve me rezultatin 2 me 0.
Ndërkohë, në krahun tjetër, edhe pse u mund 2 me 0 nga Vllaznia, trajneri i Vorës, Erjon Xhafa, shprehet i kënaqur me skuadrën e tij.
Me këtë fitore të sotme ndaj Vorës, e treta radhazi pas asaj të fituar me Teutën në transfertë dhe Korabin në shtëpi, Vllaznia U-21, jep shpresa për t’iu bashkuar skuadrave pretendente për tititull.
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…
Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…
Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…
Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…
Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…
This website uses cookies.