Superliga Volejboll Femra/Kualifikohet Vllaznia, trajnerja Deda: Realizuam objektivin

Vllaznia në volejboll për femra është njëra nga skuadrat gjysëmfinaliste të kampionatit kombëtar, faza Play Off. Një gjë të tillë skuadra shkodrane e arriti duke mundur mbrëmjen e së shtunës në “Qazim Dervishi” ekipin e Barleti Volej me rezultatin 3 me 0, ndërkohë që edhe në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet e kishte fituar me rezultatin 2 me 3. Një objektiv ky i premtuar dhe i realizuar nga trajnerja Nora Deda, e cila pasi ka kaluar shumë vështirësi organizative, tashmë ndjehet e lehtësuar.Një kualifikim dhe realizim objektivi që e emoconojnë deri në përlotje trajneren Nora Deda.Në turin gjysëmfinal, VllazNia e volejbollit femra do të përballet me ekipin kampion, Skënderbeu.