Superliga Volejboll Meshkuj/Vllaznia në gjysëmfinale, Kalaja dhe Leqejza, optimist për të ardhmen

Vllaznia e volejbollit për meshkuj është në katër më të mirat e Kampionatit Kombëtar duke përsëritur kështu suksesin e femrave, të cilat pak ditë më parë bënë të njëjtën gjë duke eleminuar Barletin. Ekipi i meshkujve nën drejtimin e trajnerit Artan Kalaja u kualifikua në gjysëmfinale duke eleminuar Studentin pas tre ndeshjeve të luajtura, ku e fundit u fitua mbrëmjen e së martës me rezultatin 3-0. Rrugëtimi i Vllaznisë në Volejboll për meshkuj do të jetë tashmë në përballjen gjysëmfinale me ekipin e Partizanit.