Surprizë e këndshme për Juventusin, Mike Tyson vishet bardhezi

Mike Tyson transferohet te Juventusi, marrëveshja është mbyllur me sukses. Sigurisht që është një shaka.
I pranishëm në Torino për të xhiruar filmin e Andrea Iervolinos, “Bunny-Man”, ish-boksieri i njohur nuk humbi rastin të vishte ngjyrat bardh e zi.
Fanella numër një për 57-vjeçarin amerikan në foton e postuar në rrjetet sociale nga “Zonja e Vjetër” e plotësuar me një paralajmërim me shaka drejtuar skuadrës së Allegrit: “Stërvitja në JTC do të jetë shumë më e vështirë nga sot”.