Kupa e Afrikës ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve të 1/8 të finaleve dhe surpriza më e madhe është eleminimi i kampiones në fuqi, Senegalit, pikërisht nga organizatorët e këtij turneu, Bregu i Fildishtë. Ndeshje e vendosur nga gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 120 minutat kishin përfunduar 1-1. Senegali kishte kaluar në avantazh në të 4’ me Dialo, por kishte barazuar për Bregun e Fildishtë, Kesi nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit në të 86’. Dhe pikërisht Frenk Kesi ka shënuar penalltinë vendimtarë të fitores 6-5 për Bregun e Fildishtë.
Të drejtën për në raundin çerekfinal e kanë fituar dhe Kepi i Gjelbër, Egjipti, Guinea, Nigeria, Angola. Të fundit për t’u përcaktuar janë nga çiftet Mali – Burkina Faso dhe Marok – Afrikë e Jugut. Kupa e Afrikës përfundon më 11 shkurt.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.