Surprizë mësuesit 92- vjeçar  / Luigj Shabani falenderohet edhe pas 5 dekadave nga ish- nxënësit

luigj shabani

Ky ishte 7-marsi më i veçantë për ish-mësuesin 92-vjeçar Luigj Shabani.

Ish-nxënësit e tij, të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër , u takuan bashkë pas 50 vitesh dhe menduan t’i bënin një surprizë dhe ta falenderonin publikisht për gjithçka që ai ka bërë për ta përgjatë viteve.

Nxënësit, përmes emocioneve , i shprehën mirënjohje për punën e palodhur dhe dashurinë e ofruar.

Përgjatë këtyre viteve mësimdhënie, vështirësitë kanë qenë të mëdha për  mësues Luigjin. Megjithatë, ndihet krenar kur sheh që nxënësit e tij janë bërë të suksesshëm.

Aktiviteti vijoi në bibliotekën e qytetit, ku u organizua një ceremoni zyrtare nga Bashkia Shkodër, në nderim të mësuesit Luigj Shabani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.