Surrogacia, gjinekologu: E nxituar, PE e votoi kundër. E quan trafikim njerëzor

Gjinekologu Astrit Bimbashi e ka konsideruar projektligjin e ri për surrogacinë si të nxituar në një kohë kur sipas tij edhe Parlamenti Evropian e ka votuar kundër.

Duke folur në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Bimbashi theksoi se përveçse është dënuar nga Parlamenti Evropian, Italia e konsideron si krim ndërkombëtar.

Ai vuri në dukje se një italiane nuk mund të vijë në Shqipëri dhe të marrë fëmijë nga një nënë surrogate apo të bëhet vetë e tillë.

Mua më vjen keq për një fakt, projektligji doli dhe kjo histori plasi se edhe njerëzit janë të ndjeshëm.

Surrogacia s’ka qenë e ndaluar që në vitin 2002 kur është bërë ligji, është amenduar në vitin 2009 dhe pastaj ka dalë projektligji i ri. Nëse projektligji është i papërgatitur si duhet, është bërë me nxitim dhe pa u bazuar në shumë probleme apo në shumë grupe të interesit dhe doli për fat të keq kur Parlamenti Evropian e votoi njëzëri kundër dhe e quajti trafikim njerëzor të dënueshëm.

Pas kësaj historie, Italia e ka quajtur krim ndërkombëtar. Një Italiane nuk mund të vijë në Shqipëri dhe të marrë një fëmijë nga një nënë surrogate sepse dënohet pavarësisht se ku e bën një gjë të tillë, si surrogate vetë apo edhe duke përdorur një grua tjetër për të marrë një fëmijë”, u shpreh gjinekologu Bimbashi.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të fokusohet më shumë në aspektin e shëndetit riprodhues aq më tepër kur lindshmëria vitet e fundit ka rënë ndjeshëm.

E gjithë kjo historia e surrogacisë dhe abortit lë mënjanë atë që ne duhet të diskutonim për shëndetin riprodhues. Të harxhojmë po këto para që ofrohen duke i ofruar gruas një shërbim më të mirë sepse do të kemi fëmijnë më të shëndetshëm dhe fëmijë më të mirë dhe aq më tepër për një vend si ky i yni ku lindshmëria ka rënë vitet e fundit për 100 arsye të tjera”, shpjegoi Bimbashi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

11 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

11 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

11 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

15 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

15 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

15 hours ago