Synohet krijimi i ‘Koalicionit të Opozitës së Bashkuar’. Mblidhen nesër partitë
Ditën e nesërme Gazment Bardhi dhe Flamur Noka do të zhvillojnë një takim me partitë politike të opozitës.
Mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00, me synim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
Zyra e shtypit e “Rithemelimit” konfirmon për RTSH, se takimi i thirrur në 16 shkurt do të zhvillohet në sallën “Antigonea”në Hotel Rogner.
Sipas të njëjtit burim, ky takim me partitë politike të opozitës ka si qëllim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.
Pas 5 shkurtit, kur u mbajt edhe një protestë para parlamentit, grupimi i Gazment Bardhit dhe anëtarë të Partisë së Lirisë i janë bashkuar grupimit të Rithemelimit.
Në kuadër të organizimit për protestën e thirrur në 20 shkurt, dy drejtuesit politik që mbështesin ish-kryeministri Berisha, i nisën takimet me bazën e partisë nga qyteti i Shkodrës.