Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!
Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca vazhdon të qëndroj ende aty duke e shndërruar në një nga platformat më të përdorura.
Programi aq i dashur në RTSH, ‘E diela jonë’ me prezantuesin Ermal Peçi, vijon të mbetet një nga programet më të ndjekura në rrjetet sociale. Personazhet aq të zgjedhur të Peçit, rrëfimet eksluzive, momentet pikante mes batutave dhe energjisë, muzika Live dhe surprizat për të ftuarit mesa duket janë një joshje për audiencën online.
Duket se nisja e sezonit 2025 ndjek sukseset edhe të sezoneve të mëhershme sa i takon klikimeve dhe vizualitetit në Tiktok, Facebook e Instagram.
Në vetëm 24 orë bisedat me të ftuarit e fundit Aurela Gace, Rita Lati, Rosela Gjylbegu apo edhe panelistet e debatit të fundjavës janë klikuar më shumë se 2 milionë herë në Tiktok. Në të njejtat shifra mbetet audienca edhe në Instagram apo facebook, çka tregon ‘përqafimin’ e madh që i jep programit ‘E diela jonë’ audienca në platformat online me target mosha nga më të ndryshme.