Portieri Wojciech Szczesny ishte protagonisti i një interviste për “Foot Truck” ditën e djeshme. Ai ka njoftuar se do të largohet nga kombëtarja polake pas përfundimit të Euro 2024.
“Po, mund të themi se do të largohem pas Euro 2024. Më lejoni t’jua them, mund të jetë akoma më e vështirë të flas pas Kampionatit Evropian. Askush nuk po përpiqet të më bindë të ndryshoj këtë vendim. Familja ime e di se çfarë planesh kam dhe mendoj se ata e dinë se ky është rendi i natyrshëm i gjërave.
Nuk ka kuptim të fillojë ky cikël i ri i ekipeve kombëtare, pra përgatitja për Botërorin, nëse nuk tërhiqem. Qëndrimi në kombëtare dhe luajtja e disa ndeshjeve të Ligës së Kombeve nuk ka shumë vlerë, mendoj se është më mirë t’ua lë të tjerëve detyrën e përgatitjes së një cikli të ri”, ka thënë mes të tjerash Szczesny.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
This website uses cookies.