Categories: LajmePolitikëRajoni

Szunyog; Masat e BE-së pas deklaratës së 3 qershorit, heqja e tyre varet nga pozicioni i shteteve anëtare

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka deklaruar se heqja e masave teë BE-së varet nga pozicioni i shteteve anëtare të saj, ndërsa theksoi se masat lidhen me deklaratën e 3 qershorit, ku Kosovës i kërkohet mbajtja e zgjedhjeve në veri, deeskalimi i situatës dhe angazhimi në dialog.

 “Ato janë që vendosin për këto çështje. Ka pasur një deklaratë pas atij konflikti, apo sulmeve ndaj KFOR-it më tre qershor që është dakorduar nga 27 shtetet anëtare dhe në bazë të kësaj është vendosur që të bëhen masat. Ndërsa nuk ka pasur deklarim të ngjashëm për sa u përket sulmeve në Banjskë, pjesërisht ndoshta edhe për shkak se institucionet e Kosovës janë ende duke punuar në raportin që do t’i sjellë të gjitha faktet. Deklarata nga tre qershori është shumë e qartë dhe i kërkon Kosovës zgjedhjet e parakohshme në veri dhe që të zbatojë disa hapa në tri fusha. E para është deskalimi i situatës në veri, e dyta zgjedhjet e parakohshme në veri dhe në fund angazhimi në dialog, duke përfshirë aty edhe Asociacionin”, u shpreh ambasadori për RTK-në.

Ai u shpreh më tej, se integrimi i Kosovës e Serbisë, varet nga marrëveshjet për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Duke folur për dialogun, ambasadori u shpreh se ka një lloj formulimi në raport për sa i përket dialogut.

Ekziston pozicioni i qartë i institucioneve të BE-së. Integrimi i Kosovës dhe Serbisë varet nga marrëveshjet për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe kjo është tejet e qartë. Pra, ky tekst reflekton faktin që kemi një pajtim në kuptimin e rrugës drejt normalizimit që nga shkurti. Pastaj aneksin e Ohrit nga marsi i këtij viti dhe tash flasim për zbatimin. Raporti është shumë i qartë. Fatkeqësisht as Serbia, e as Kosova nuk kanë filluar ta implementojnë atë”, ka deklaruar ambasadori Szunyog.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

45 minutes ago

Pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ: Deri në orën 16:00 kanë votuar 36.27% e zgjedhësve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit zyrtare, për pjesëmarrjen në…

2 hours ago

Zv.kryeministrja Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë procesit të votimit në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ftoi qytetarët…

3 hours ago

SPAK prezent në 12 qarqe, Altin Dumani voton në Tiranë: Do të flas pas zgjedhjeve

Në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, të cilët janë…

4 hours ago

Shqipëria Zgjedh, 29.51% pjesëmarrja deri në orën 14:00. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqiptarët në të gjithë vendin po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur…

4 hours ago

Finalja e madhe e kampionatit në RTSH, Vllaznia dhe Egnatia luajnë për titullin nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku Egnatia…

5 hours ago