Tabaku: Beteja për Shqipëri më të mirë për t’u dhënë mundësi të rinjve
Ambasada Zvicerane në bashkëpunim me Instituti Parlamentar në Kuvend, u zhvillua dhe një gjyq imitues ku të rinjtë paraqitën mendimet e tyre në lidhje me disa propozime ligjore ku simuluan debatin parlamentar.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila mbajti një fjalë të shkurtër përpara të rinjve duke diskutuar më tej opinionet e tyre. Ajo kujtoi se në shkollë të mesme ka qenë pjesëtare e një prej dy grupeve të debatit që dolën në finale, që sipas fjalëve të saj nuk arriti të marrë suksesin që kërkonte por që prej saj mësoi.
Ajo u fokusua në fjalën e saj në diskutimin me të rinjtë mbi të ardhmen e tyre duke biseduar mbi votimin, demokracinë dhe gjithashtu edhe atë që politika ka detyrë të bëj sot. “Beteja jonë për një Shqipëri më të mirë është ajo kur I japim mundësi rinisë të kuptojë se rëndësi ka meritorikracia dhe mundi shpërblehet” u shpreh deputetja e PD ndërsa diskutonte mbi të rinjtë.
Ajo u shpreh se nuk ka përgjegjësi më të madhe se sa të angazhohesh duke vlerësuar punën e të rejave dhe të rinjve nga gjimnazet duke I marrë seriozisht dhe duke punuar për to.