Tabaku; Çmimet janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë

Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit, të cilat, sipas saj, janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë.

Ajo theksoi se kjo rritje nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe pensioneve, duke e bërë barrën ekonomike të papërballueshme për qytetarët.

Deputetja Tabaku ka analizuar shkaqet kryesore të kësaj situate, duke i përmbledhur në tre faktorë kryesorë: taksat e larta, mungesa e konkurrencës për shkak të monopoleve dhe korrupsioni që ka kapur çdo hallkë të tregut.

“Në vitin 2024, rritja e çmimeve preku çdo produkt, nga buka deri tek produktet e shportës. Edhe në vitin 2025 situata vazhdon të jetë e njëjtë sepse asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Çmimet janë rritur me 60% ndërsa pensionet dhe të ardhurat kanë mbetur të pandryshuara”, theksoi Tabaku.

Deputetja e PD-së, ngre shqetësimin për sistemin e padrejtë të taksave, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut nga interesa të caktuara që, sipas saj, po penalizojnë konsumatorët shqiptarë dhe po varfërojnë popullsinë.

“Zgjidhja është e qartë. Duhet ndryshuar modeli ekonomik që ka shteruar prej 12 vitesh dhe nuk ofron më asnjë zgjidhje. Vetëm përmes një sistemi taksash të drejtë, konkurrencës së hapur dhe një ekonomie të bazuar te ndershmëria mund të dalim nga kjo krizë”, u shpreh deputetja e PD-së.

Tabaku shpreh besimin se 2025 do të jetë jo vetëm viti i rritjes së çmimeve, por edhe viti i shpresës dhe zgjidhjes për të gjitha këto probleme, pasi më 11 maj shqiptarët do të zgjedhin PD.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.