Tabaku: Duhet reformë pensionesh, t’i ofrojmë një jetë dinjitoze kësaj shtrese
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka përshëndetur në Kuvend marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Italinë, ndërsa kërkon nga qeveria të dijë se deri ku kanë arritur negociatat me Greqinë për këtë çështje.
Tabaku tha se në vend duhet që palët politike të diskutojnë me seriozitet një reformë pensionesh që t’i japin një jetë dinjitoze kësaj shtrese por dhe të jetë për një periudhë afatgjatë.
“Shqiptarët që jetojnë në Itali, pas negociatave shumë të gatë të çdo qeverie më në fund do u njihen kontributet dhe puna e tyre. Kjo është një marrëveshje që e bashkon politiken, pasi kjo nuk lidhet me askënd nga ne këtu, por me ata që janë larguar nga vendi. Kush janë vendet e radhës që do nisin negociatat për pensionet dhe ku ndodhemi në diskutimet me Greqinë? A kanë avancuar diskutimet teknike të mbin 700 mijë shqiptarëve në Greqi? Çfarë ka ndodhur me rritjen e pensioneve në vend? Rreziku për të qenë I varfër në Shqipëri është rritur me 2 %. Sot një në dy pensionistë e kaq pensi0oni e pjesshëm. Të gjitha reformat që prekin sistemin dhe janë të qëndrueshme në kohë duhet të jenë të përbashkëta. Në kohën kur rritja e çmimeve ishte më e larta pensionet janë indeksuar me 0.7 %. Kjo është mbështesje e të majtës për ata që kanë kontribuar gjithë jetën për vendin. Duhet një reformë pensionesh që t’i ofrojë kësaj shtresë të popullsisë një jetesë dinjitoze. Ka ardhur koha të ridiskutojmë lidhur me pensionet, por edhe të dhënat për shtresat e popullsisë që çuditërisht të dhënat e censusit ende nuk po dalin”, tha Tabaku.