Tabaku: Marrëveshja për Tregun e Përbashkët pozitive, duhet të përfitojnë bizneset e vogla

Në mbledhje për Komisionit të Çështjeve Europiane, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka shprehur vlerësim në lidhje me marrëveshjen e Tregut të Përbashkët Rajonal firmosur mes qeverisë shqiptare dhe BE. 

“Falenderojmë BE dhe Komisionin Europian për vendimin që ka marrë për procesin e integrimit gradual”, u shpreh deputetja Tabaku ndërsa analizoi edhe situatën me përfitimin e të ardhurave dhe njëkohësisht fokusin e qeverisë për të përfituar maksimumin nga këto fonde.

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane është treguar skeptike në lidhje me qeverinë në aftësinë e saj për të përfituar fondet ndërsa theksoi se kjo mungesë ka sjellë edhe kosto për bizneset dhe sidomos biznesin e vogël.

“Shpresoj që plani i reformave ekonomike, të paktën për këtë kapitull që ne po diskutojmë, të vij të konsultohet në parlament. Biem të gjithë dakord që hapja e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Ekonomike ndaj Shqipërisë me procesin e intregrimit gradual që ka filluar pak muaj më parë, duhet patjetër që të ketë qasje maksimale nga qeveria që ne të përfitojmë maksimumin. Duhet të bëjmë çdo përpjeke që çdo gjë që është në dispozicion ndaj këtyre instrumentave që nuk kanë qënë mëpërpara, sepse janë instrumenta të rinj për Ballkanin Perëndimor, ne të mos kemi luksin që t’i humbim. Dua të theksoj që çdo marrëveshje e tillë që përfitojnë bizneset e vogla do të ketë dhe mbështetjen e opozitës edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për mbështetje konkrete për bizneset. Falenderojmë BE dhe Komisionin Europian për vendimin që ka marrë për procesin e integrimit gradual!” u shpreh Tabaku në fjalën e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.