Tabaku me senatorin italian: Shqipëria i përket BE-së. Terzi: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në nivele të larta
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane ka pritur në një takim homologun Italian Gulio Terzi Di Sant’Agata.
Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për media, Tabaku bëri me dije dy shqetësimet e ngritura prej saj gjatë takimit me senatorin italian.
Roli i opozitës në procesin e integrimit të vendit, në procesin politik e parlamentar, si dhe rëndësia e procesit zgjedhor, kanë qenë dy shqetësimet e ngritura nga Tabaku.
Kjo e fundit theksoi se një vend që pret të hapë negociatat, nuk mund të ketë sfida dhe standarte për zgjedhjet që nuk i takojnë një vendi në këtë proces.
“Kemi forcuar rol dhe raport miqësor, por përmes tij e kemi çuar këtë në nivel tjetër. Sa herë shohim përtej detit, mendojmë për një vend mik dhe që ka ndikuar në kulturën e forcimin e marrëdhënieve ekonomike e njerëzore.
Në senatin italian e kemi forcuar këtë marrëdhënie edhe përmes pranisë së senatorit. Teksa sot Shqipëria ecën në procesin e integrimit, unë sot ngrita dy problem: element të rëndësishëm në procesin e integrimit. Shqipëria i përket BE-së, që është gjeografiskisht në Europë dhe në emër të opozitës e konfirmova se nuk ka të ardhme tjetër për Shqipërinë përmes këtij procesi. Na takon ne të bëjmë Shqipërinë-Perëndim.
Shqetësimet lidhen me kriteret dhe detyrimet që duhet të plotësojmë: 1) roli i opozitës në këtë proces; roli i opozitës në procesin politik në Shqipëri; hapësira e opozitës në parlament.
2) rëndësinë e procesit zgjedhor që kemi vitin e ardhshëm.
Shqipëria në çdo raport dhe cilësimet e Komisionit Evropian dhe raportin e fundit të OSBE/ODIHR ka pasur shqetësim zhvillimin e zgjedhjeve, Një vend që pret të hapë negociatat s’mund të ketë sfida dhe standarde për zgjedhjet që nuk i takojnë një vendi në këtë proces.
Këtë vit për herë të parë do kemi shumë shqiptarë që jetojnë jashtë që do votojnë në procesin elektoral”, u shpreh Tabaku.
Senatorit italian Giulio Terzi di Sant’Agata vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy vendeve duke thënë se janë në nivelin më të lartë, ndërsa shopi se Senati Italian po bënë gjithçka ka në dorë që të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Senatori tha se forcimi i shtetit të së drejtës dhe rujtaja e balancave të pushteteve është jetike për integrimin.
“Ne duam të shohim një Shqipëri sa më shpejt me të drejta të plota në BE. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE në të gjitha kuptimet dhe përpjekjet po ndihen gjithnjë e më shumë si nga qeveria dhe opozita për të ndihmuar në integrimin e vendit. Në senatin italian ka shumë senatorë që flasin pro integrimit dhe përparimeve të Shqipërisë.
Duke iu referuar zgjedhjeve politike dhe marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë në nivelin më të lartë. Marrëdhëniet dypalëshe, çështja e pensioneve janë të rëndësishme dhe në kuadër të deklaratës së përbashkët që nënshkruam do të çojnë më para këto procese. Jeta e përditshme ka të bëjë me zbatimin e të drejtës dhe në Shqipëri kjo është një pikë referimi për ndarjen e 3 pushteteve. Duhet një balancë e pushteteve. Jemi përpjekur të formatizojmë atë që jemi duke bërë prej kohësh në Senat. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të madhe mes dy vendeve dhe Evropa duhet të ketë parasysh Shqipërinë dhe rajonin në tërësi lidhur me integrimin e tyre”, tha senatori.