Tabaku për progres-raportin: PS të reflektojë ndaj kërkesave të opozitës

Një ditë pasi mori progres-raportin nga ambasadori i BE-së në Tiran, Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian Jorida Tabaku shpjegoi shqetësimet e ngritura nga opozita dhe sugjeroi që ky raport të lexohej mirë, pasi si BE dhe Opozita janë në një linjë

Tabaku dha shpjegime edhe për mosvotimin e deklaratës së përbashkët për asociim-stabilizimin duke theksuar se mazhoranca duhet të marrë parasysh shqetësime e opozitës

E pyetur për raportet me Parlamentin dhe deklaratën e kryeparlamentares Elisa Spiropali se është gati të ulet në tryezë, Tabaku u shpreh se:

“Spiropali të marrë listën dhe të fillojë me reflektim. Ta nisi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, a e bën dot mazhoranca, për këtë proteston opozita. Qeveria teknike, a e bën dot mazhoranca? Ka dhe shqetësime të tjera, si ai për zgjedhjet e lira. A protestuam për komisionet hetimore për 6 muaj? Opozita e ka kryer detyrën e saj, por a e kryen qeveria? Parlamenti është bërë si kalim me pengesa. A është Parlament normal ky? Rregullorja e re e Parlamentit është e njëanshme, ne e kemi denoncuar. Ta nisë nga kjo rregullore e njëanshme mazhoranca”.

Në përfundim Tabaku theksoi se rregullorja e re e Parlamentit është e njëanshme dhe opozita do vijojë ta denoncojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.