Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha, në një intervistë për RTSH-në, se do të bëhet pjesë e protestës së 11 korrikut.
“Kam qenë në çdo protestë që është organizuar nga opozita apo dhe të tjerë sepse mendoj që ka shumë arsye për të protestuar. Ka arsye që lidhen dhe me korrupsionin dhe faktin që sot korrupsioni është kthyer në një normë dhe një standart i cili është bërë me fonde publike, me kontrata koncesionare, tashmë po bëhet edhe me donatorët”, tha Tabaku.
Tabaku thotë se opozita do të vijojë të denoncojë korrupsionin qeveritar edhe pse jashtë komisionit të posaçëm parlamentar antikorrupsion, të inicuar nga mazhoranca.
“Nuk duhet t’i lenë asnjë hapësirë që ata ta kenë antikorrupsionin flamur të tyre, sepse nuk kanë as lartësinë morale për ta pasur edhe e kanë treguar që nëse ndodhemi në këtë situatë, ndodhemi prej vendimeve të tyre”. Shtoi ajo.
Krahas protestave, në optikën politike të Tabakut, opozitarët duhet të fokusohen edhe në terren. Opozita tha Tabaku duhet të reflektojë, duke nisur takimet intensive me qytetarët dhe duke folur me ta ndryshe.
“Opozita duhet t’i përdori të gjitha këto mënyra. Por duhet të mendojë, të reflektojë dhe të flasë ndryshe me qytetarët, sidomos në drejtim të korrupsionit, që njerëzit kanë nevojën edhe për një rizgjim edhe për një rikthim shprese që e shohin këtë tek opozita”, tha deputetja demokrate.
Deputetja demokrate tha se është legjitime kërkesa e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira, ndërsa pranon se qeveria e tillë e 2017-tës nuk pati sukses.
Revolucion në Formula 1 përpara sezonit të ardhshëm. Siç njoftohet përmes llogarive zyrtare të F1,…
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së…
Krijohen katër profesione të reja në fushën e shërbimeve social-shëndetësore. Këto figura do të përfaqësohen…
Ish-ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka dëshmuar për rreth katër orë në Prokurorinë e Posaçme…
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është marrë në pyetje nga Prokuroria e…
15- vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet…
This website uses cookies.