Tabaku, takon Escobar dhe Yuri Kim: Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona, gur themeli për një Shqipëri demokratike
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku informon se, me dy zyrtarët ka zhvilluar një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas saj, aleanca dhe partneriteti mes 2 vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen.
“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri i themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.