Categories: LajmePolitikë

Tabaku thirrje qeverisë: Riktheji profesionistëve të lirë taksën e marrë padrejtësisht

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka vijuar thirrjet drejtuar qeverisë për t’iu kthyer profesionistëve të lirë këstin e marrë padrejtësisht nga tatimi 15% mbi Profesionet e Lira.

Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të pikës së ligjit që i detyronte profesionistët e lirë të paguanin tatim për të ardhurat në masën 15% prej janarit të këtij viti, sipas Tabakut, tashmë këtyre profesionistëve iu duhet rikthyer kësti që iu mor në mënyrë antikushtetuese dhe pandershmërisht.

Profesionistëve të lirë u duhet rikthyer çfarë iu morr padrejtësisht, kësti taksës antikushtetuese!

Qeveria vazhdon të heshtë për rikthimin e këstit të taksës që padrejtësisht u ka marrë profesionistëve të lirë. Të jemi të qartë, shtresa e mesme ka paguar padrejtësisht një këst të taksës antikushtetuese të profesionistëve të lirë. Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht!

Vendimi parë që Ministri Finamcave duhet të dërgojë në tavolinën e qeverisë është rikthimi kësaj pagese që u morr padrejtësisht dhe pandershmërisht në një kohë që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen e dërguar prej PD dhe profesionistëve të lirë”, tha Tabaku, teksa shtoi se nuk ka arsye logjike, ekonomike e administrative që qeveria të mbajë në arkë 10 mln euro që u janë marrë padrejtësisht profesionistëve të lirë.

Tabaku paralajmëroi se nuk do të ndalet  derisa qeveria t’iu rikthejë qytetarëve atë çka u mori padrejtësisht.

Nëse qeveria sot hesht kjo vjen si pasojë e vendimit të saj politik për t’u sekuestruar padrejtësisht 10 mijë qytetarëve që kanë një biznes të vogël të ardhurat që u takojnë atyre. Koha t’u rikthehet qytetarëve ajo që iu morr padrejtësisht dhe pandershmërisht!

Na duhet një qeveri e ndershme që i trajton me dinjitet qytetarët. Që respekton sipërmarrjen! Që nuk mbingarkon me taksa dhe nuk fut dorën në xhepin e shtresës së mesme edhe kur Kushtetuta e ndalon!

Nuk do ndalemi për sa kohë nuk do u rikthehet ç’ka u është marrë padrejtësisht shtresës së mesme!”, përfundoi Tabaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.