TABELAT- Hynë në fuqi në 1 korrik, Ministri Manja publikon rritjen e pagave të Policisë së Burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur të hënën se pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë shënuar rritje nga 9-27 %. Prej 1 korrikut, sipas tij, ato kanë hyrë në fuqi për punonjësit e sistemit penitenciar, duke njohur kontributin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vlerësimin e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin të qeverisë për vijimin e reformimit të sistemit penitenciar”, shkruan Manja në rrjetet sociale.
Publikohen të dhënat se sa rriten pagat
Paga e Drejtuesit të Lartë në Policinë e Burgjeve ishte 133 700 lek]ë dhe me reformën e re të pagave shkoi 170 mijë lekë.
Paga e Drejtuesit nga 123 mijë lekë shkoi në 150 mijë lekë.
Paga e Kryekomisarit nga 106 mijë lekë shkoi në 120 mijë lekë.
Paga e Komisarit nga 82 500 lekë shkoi në 105 mijë lekë.
Paga e Nënkomisarit nga 75 mijë lekë shkoi në 95 mijë lekë.
Paga e Kryeinspektorit nga 68 500 lekë shkoi në 85 mijë lekë.






