TABELAT/ Rriten pagat për KQZ-në, Akademinë e Shkencave, Deklasifikimin, Krimet e Komunizmit dhe Prokurimin Publik

tabelat pagat

tabelat pagat

Qeveria ka përcaktuar paga të reja për Komisionin e Prokurimit Publik. Ajo ka bërë një ndryshim në ligjin për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj “Për prokurimin publik”.

Me propozim të kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Kuvendi ka bërë një ndërhyrje në ligjin për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Komisionit të Prokurimit Publik, duke bërë një seri ndryshimesh në lidhje me pagat.

Ndryshojnë pagat për Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Qeveria, në mbështetje të ligjit “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, ka bërë një ndërhyrje edhe në lidhje me pagat lidhur me ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Me propozimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Kuvendi ka miratuar strukturën, organikën dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Pagat për personelin e KQZ

Nga ana tjetër Këshilli Ministrave ka bërë një seri ndryshimesh edhe në ligjin për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, si dhe në ligjin për “Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.

Me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Kuvendi vendosi miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

Ndryshojnë pagat edhe në Akademinë e Shkencave

Qeveria ka bërë një sërë ndryshimesh për pagat edhe në Akademinë e Shkencave. Me propozimin e Akademisë së Shkencave, Kuvendi vendosi për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave, qëhyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

“Koeficientët e kategoritë C, D dhe E për pagat e anëtarëve të Kryesisë janë në raport me pagën e Presidentit e sipas kategorive të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar me ligjin nr. 34/2023. Klasifikimi i pagave të nëpunësve të institucionit të Akademisë së Shkencave i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 31.5.2023. Klasifikimi i pagave për punonjësit mbështetës/administrativë të institucionit të Akademisë së Shkencave i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 326, datë 31.5.2023.”, thuhet në vendim.

Pagat për punonjësit për mbrojtjen nga diskriminimi

Qeveria, ka ndërhyrë edhe në ligjin për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj, që lidhen me ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Me propozimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Kuvendi vendosi për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

Pagat e reja për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Ndryshime pagash ka edhe në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Me propozimin e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Kuvendi vendosi për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.