Tafili i rikthehet “sallonit” të madh të futbollit, 37-vjeçari këtë sezon futbollistik po aktivizohet me ekipin e Basanias
Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera të Superligës Shqiptare dhe jo vetëm, Alsid Tafili, prej pak kohësh i është rikthyer sërish fushave të blerta.
37-vjeçari, këtë sezon futbollistik, po aktivizohet me ekipin e Basanias, që luan në Kategorinë e Dytë. Tafili vlerëson atmosferën dhe frymën e grupit në skuadrën e Basanias.
Sa i takon formës që po kalon, Tafili e vlerëson si optimale dhe i gatshëm për të dhënë më të mirën për ekipin.
Tafili është aktivizuar si titullar në të gjitha ndeshjet e para të këtij sezoni dhe ka justifikuar besimin e drejtuesve të Basanias dhe të trajnerit Haris Lika.