ferrari - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/ferrari/ Radio Televiziori Shqiptar Sun, 17 Sep 2023 07:48:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 ferrari - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/ferrari/ 32 32 222375147 Sainz: Provat perfekte, por tani duhet të fitojmë garën https://www.rtsh-shkodra.live/sainz-provat-perfekte-por-tani-duhet-te-fitojme-garen/ Sun, 17 Sep 2023 07:48:18 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=2427 Gara në Gjirin Marina premton spektakël me dy veturat Ferrari, të cilat i ndan Mercedesi...

The post Sainz: Provat perfekte, por tani duhet të fitojmë garën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Gara në Gjirin Marina premton spektakël me dy veturat Ferrari, të cilat i ndan Mercedesi i Rasëllit. Piloti i të shtunës, Karlos Sainz në fund të një dite të lodhshme, por edhe shumë shpaguese ka komentuar me optimizëm provat zyrtare ku shkëlqeu madje nuk u tërhoq duke bërë një parashikim disi të “ashpër” për garën.

“E shtuna ishte perfekte për mua pasi në të gjitha provat që kam kryer isha thuajse perfekt. Kisha për qëllim që të gaboja sa më pak pasi pista e Singaporit është njëra nga më të vështirat për tu interpretuar dhe mendoj se me vendin e parë që mora përmbusha qëllimin që kisha”, tha piloti spanjoll i Ferrari-t.

“Gara do të jetë tjetër histori pasi aty Mercedes është më e shpejtë se ne (Ferrari). Do të na duhet të bëjmë një garë të madhe nëse duam të marrim një fitore. ‘Pole position’-at e fituar deri më tani nuk më mjaftojnë më, tani dua të fitoj një garë”, tha Sainz.

Garën e Çmimit të Madh të Singaporit do të keni mundësi ta ndiqni të dielën direkt duke nisur nga ora 14:00 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

The post Sainz: Provat perfekte, por tani duhet të fitojmë garën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
2427