#luftë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/lufte/ Radio Televiziori Shqiptar Mon, 25 Sep 2023 07:21:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 #luftë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/lufte/ 32 32 222375147 Konfiskimi i armëve dhe municioneve, Kurti: Operacioni vazhdon. Sot ditë zie në Kosovë https://www.rtsh-shkodra.live/konfiskimi-i-armeve-dhe-municioneve-kurti-operacioni-vazhdon-sot-dite-zie-ne-kosove/ Mon, 25 Sep 2023 07:20:45 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=3644 Kryeministri Albin Kurti ka garantuar se operacioni kundër terroristëve të armatosur do të vijojë. Reagimi...

The post Konfiskimi i armëve dhe municioneve, Kurti: Operacioni vazhdon. Sot ditë zie në Kosovë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryeministri Albin Kurti ka garantuar se operacioni kundër terroristëve të armatosur do të vijojë. Reagimi i kreut të qeverisë së Kosovës erdhi pas konfiskimit nga Policia të qindra armëve, municioneve dhe pajisjeve të rënda ushtarake rreth manastirit të Banjskës.

Kryeministri u shpreh në rrjetin social X se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, shkruan Kurti.

Aksioni erdhi fill pas regjistrimit të ngjarjes së rëndë në Kosovë mëngjesin e së dielës (24 shtator) ku në hyrje të fshatit Banjskë persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe hapën zjarr e hodhën granata dore në drejtim të policisë së Kosovës, ku për pasojë një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) bëri me dije se janë dërguar në mbajtje për 48 orë 6 nga personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e sotëm, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Pas ngjarjes tragjike, presidentja Vjosa Osmani vendosi që dita e sotme të shpallet ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës nga grupet serbe.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.

The post Konfiskimi i armëve dhe municioneve, Kurti: Operacioni vazhdon. Sot ditë zie në Kosovë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
3644