#pensionistë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/pensioniste-2/ Radio Televiziori Shqiptar Thu, 21 Sep 2023 08:19:15 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 #pensionistë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/pensioniste-2/ 32 32 222375147 Rriten pensionet nga 1 tetori, miratohet indeksimi në masën 8,6% https://www.rtsh-shkodra.live/rriten-pensionet-nga-1-tetori-miratohet-indeksimi-ne-masen-86/ Thu, 21 Sep 2023 08:18:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=3107 Mbi 767 pensionistë duke nisur nga data 1 tetor do të marrin më shumë të...

The post Rriten pensionet nga 1 tetori, miratohet indeksimi në masën 8,6% appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mbi 767 pensionistë duke nisur nga data 1 tetor do të marrin më shumë të ardhura në pagesën mujore.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i drejtuar nga Ministri i Financave, Ervin Mete, miratuan vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8,6%.

Këshilli miratoi vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%. 

Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2.499 persona, në shkallë vendi.

Pensioni mesatar do të rritet në 18.794 lekë në muaj nga 17.306 lekë që është aktualisht.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3,2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12,1 miliardë lekë.

The post Rriten pensionet nga 1 tetori, miratohet indeksimi në masën 8,6% appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
3107