Shqipëria - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/shqiperia/ Radio Televiziori Shqiptar Sun, 17 Sep 2023 08:03:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Shqipëria - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/tag/shqiperia/ 32 32 222375147 Rama publikon foto nga Velipoja https://www.rtsh-shkodra.live/rama-publikon-foto-nga-velipoja/ Sun, 17 Sep 2023 08:03:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=2436 Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra...

The post Rama publikon foto nga Velipoja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi mbresëlënës i plazhit të Velipojës.

“Me Velipojën e dashur ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit në veriperëndim të vendit edhe për shkak të cilësive kurative të rërës.

Rëra me efektin e saj kurativ, ndërthurja me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, bëjnë për vete çdo vit pushues të shumtë.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

The post Rama publikon foto nga Velipoja appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
2436
Lugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht https://www.rtsh-shkodra.live/lugina-e-shales-16-mije-turiste-vetem-ne-gusht/ Sun, 17 Sep 2023 07:59:56 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=2433  Parku natyror i luginës së Shalës gjatë sezonit veror u frekuentua nga një numër i...

The post Lugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Parku natyror i luginës së Shalës gjatë sezonit veror u frekuentua nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur se ”vetëm në muajin gusht ky park u vizitua nga 16 mijë turistë, nga të cilët 9 500 vendas e 6500 të huaj”.

Sipas ADZM Shkodër, vitet e fundit lugina e Shalës po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli.

Ky destinacion është në njësinë administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit të Lekës. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare.

Lumi i Shalës është një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë mbresëlënëse, prandaj dhe vlerësohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

The post Lugina e Shalës, 16 mijë turistë vetëm në gusht appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
2433