Tajani: Integrimi të ndodhë para 2030-ës, rruga e Ballkanit të mbahet nën kontroll për migracionin klandestin

tajani

tajani

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e Italisë në integrimin europian të Shqipërisë.

Tajani u shpreh se shpreson që integrimi europian të ndodhë para 2030-ës ndërsa theksoi se takimi që do të mbahet në muajin dhjetor do jetë një rast për t’i dhënë shtysë procesit të zgjerimit në Bashkimin Europian.

Një vend që e kemi mbështetur dhe urojmë që kjo të ndodhë para 2023-ës. Insistojmë që të keni një proces integrimi të përshpejtuar. Në takimin në dhjetor që do zhvillohet do jetë rast për ti dhënë impuls procesit të zgjerimit të BE. Ky angazhim i përforcuar italian do vijojë përmes një koordinimi me BE”, tha Tajani.

Në lidhje me takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, Tajani bëri me dije se u ra dakord për disa linja veprimi në 3 çështjet kryesore që lidhen me infrastrukturën, energjinë dhe sektorin bujqësor.

Tajani shprehu dëshirën për përfshirjen në këtë bashkëpunim edhe të sektorit privat.

Me Shqipërinë bashkëndajmë lidhje të thella historike. Komiteti i përbashkët ekonomik i kemi dhënë hov, ramë dakord për disa linja veprimi në 3 çështje të mëdha: infrastruktura, energjia dhe sektori bujqësor.  Duam të përfshijmë në këtë bashkëpunim edhe sektorin privat”, vijoi më tej ai.

Sa i përket çështjes së migrimit, zv.kryeministri italian theksoi se rruga e Ballkanit duhet mbajtur nën kontroll që të mos rritet prania e migracionit klandestin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.