Tajlanda heq vizat për Kosovën, qëndrim deri në 60 ditë brenda vitit, për qëllime turizmi apo biznesi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës.
“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, shkruajti Gërvalla në Facebook.
Tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të qëndrojnë pa viza në Tajlandë deri në 60 ditë brenda vitit, për qëllime turizmi apo biznesi.
Me heqjen e vizave nga Tajlanda qytetarët në Kosovë mundur të udhëtojnë pa viza në 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 39 vende tjera.