Tajlanda kërkon legalizimin e martesës së të njëjtit seks
Tajlanda ka bërë një hap historik më pranë barazisë martesore pasi dhoma e ulët miratoi një projekt-ligj që i jep njohje ligjore martesës së të njëjtit seks.
Nëse pr/ligji do të marrë miratimin e Senatit, do e bëjë Tajlandën vendin e vetëm në Azinë Juglindore që njeh bashkimet e të njëjtit seks.
Kjo do të çimentojë reputacionin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet LGBTQ+ në një rajon ku qëndrime të tilla janë të rralla.
“Ky është fillimi i barazisë. Nuk është një kurë universale për çdo problem, por është hapi i parë drejt barazisë. Ky ligj kërkon t’i kthejë këto të drejta këtij grupi njerëzish, e jo t’u japë atyre të drejtat”, tha deputeti dhe kryetari i komitetit të dhomës së ulët për barazinë martesore, Danuphorn Punnakanta.
Pr.ligji i ri, i cili u miratua nga 400 nga 415 ligjvënës të pranishëm, do të përshkruajë martesën si një partneritet midis dy individëve, në vend të një burri dhe një gruaje. Dhe do t’u japë çifteve LGBTQ+ të drejta të barabarta për të marrë kursime tatimore martesore, për të trashëguar pronën dhe për të dhënë pëlqimin për trajtim mjekësor për partnerët që janë të paaftë.
Tajlanda tashmë ka ligje që ndalojnë diskriminimin mbi identitetin gjinor dhe orientimin seksual dhe, për këtë arsye, shihet si një nga vendet më miqësore të Azisë LGBTQ+.