Categories: BotaLajme

Tajlanda kërkon legalizimin e martesës së të njëjtit seks

Tajlanda ka bërë një hap historik më pranë barazisë martesore pasi dhoma e ulët miratoi një projekt-ligj që i jep njohje ligjore martesës së të njëjtit seks.

Nëse pr/ligji do të marrë miratimin e Senatit, do e bëjë Tajlandën vendin e vetëm në Azinë Juglindore që njeh bashkimet e të njëjtit seks.

Kjo do të çimentojë reputacionin e Tajlandës si një strehë relative për çiftet LGBTQ+ në një rajon ku qëndrime të tilla janë të rralla.

“Ky është fillimi i barazisë. Nuk është një kurë universale për çdo problem, por është hapi i parë drejt barazisë. Ky ligj kërkon t’i kthejë këto të drejta këtij grupi njerëzish, e jo t’u japë atyre të drejtat”,  tha deputeti dhe kryetari i komitetit të dhomës së ulët për barazinë martesore, Danuphorn Punnakanta.

Pr.ligji i ri, i cili u miratua nga 400 nga 415 ligjvënës të pranishëm, do të përshkruajë martesën si një partneritet midis dy individëve, në vend të një burri dhe një gruaje. Dhe do t’u japë çifteve LGBTQ+ të drejta të barabarta për të marrë kursime tatimore martesore, për të trashëguar pronën dhe për të dhënë pëlqimin për trajtim mjekësor për partnerët që janë të paaftë.

Tajlanda tashmë ka ligje që ndalojnë diskriminimin mbi identitetin gjinor dhe orientimin seksual dhe, për këtë arsye, shihet si një nga vendet më miqësore të Azisë LGBTQ+.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

22 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

22 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

22 hours ago

This website uses cookies.