Tajlandë-Autobusi dykatësh përplaset me pemën, 14 të vrarë dhe 32 të plagosur

8eb555b43d594cbb8eebfc3bbf8d9b31

8eb555b43d594cbb8eebfc3bbf8d9b31

Një autobus dykatësh është përplasur me një pemë në Tajlandën jugore, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur 32 të tjerë.

Autobusi po transportonte 46 pasagjerë nga terminali jugor i autobusëve të kryeqytetit në distriktin Nathawi në Songkhla kur doli nga rruga në provincën Prachuap Khiri Khan.

Fotot e publikuara në shtyp tregojnë se mjeti është prerë në dysh për shkak të ashpërsisë së përplasjes, ku pema ka depërtuar në një pjesë të saj dhe është ngulitur brenda automjetit.

Nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit fatal, por policia dyshon se drejtuesi i autobusit i plagosur rëndë, por i mbijetuar ka mbetur pa gjumë

“Po punojmë me spitalin për të konstatuar nivelin e tij të alkoolit në gjak”, tha polici.

Ndër të tjera, policia po përpiqet të verifikojë nëse të gjithë viktimat janë tajlandeze apo mes tyre ka edhe të huaj .

Tajlanda ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë rrugore në botë, me rreth 20,000 njerëz të vrarë në aksidente trafiku çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në korrik, katër persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën kur autobusi i tyre doli nga një rrugë malore në distriktin Phu Sing verilindor të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.