Tajson paralajmëron Pol: Në ring do të luftosh për jetën!
Mbrëmjen e kaluar në “Apollo Theater” të Nju Jorkut mbajtën konferencën e parë për shtyp dy personazhet e botës së ringut, të cilët do t’i japin jetë një dueli mjaft intrigues.
Një ish-boksier i madh si Majk Tajson do të ndeshet me youtube-rin e njohur Xhek Pol. Të dy protagonistët nisën konferencën për shtyp në një atmosferë të qetë madje shpesh kishte edhe batuta.
“Të gjithë e njohin si Majku i hekurt, por unë jam Xheku prej titani”, tha Pol.
Diferenca e moshës mes dy personazheve e bëri edhe më pikante atmosferën pasi 57-vjeçari paralajmëroi sfidantin se ditëlindja nuk do të ishte një faktor në këtë duel. “Mua më pëlqen shumë Xheku, por i them se pasi të ngjitemi në ring do t’i duhet që të luftojë për jetën e tij. Ne jemi miq, por në ring nuk do të sillemi sit ë tillë. Kështu duhet që të jetë”, tha Tajson duke iu drejtuar 27-vjeçarit.