Takim brezash pas 40 vitesh / Ish- maturanët e shkollës “Kolë Idromeno” përjetuan emocione të jashtëzakonshme
Nuk e kishin imagjinuar veten të tillë para 40 vitesh, disa të thinjur, disa të plakur, një pjesë kanë emigruar jashtë vendit. Është pikërisht matura e vitit 1983 të Shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër e njohur si Shkolla e Ndërtimit. Ato janë organizuar së bashku, për të rikujtuar pikërisht ato emocione, të 40 viteve më parë kur do të perfundonin edhe maturën. Mes ish-maturantëve ishte edhe drejtori i shkollës në ato vite, Muhamar Vucaj, i cili shpreh emocionet e këtij takimi dhe vlerat e jashtëzakonshme të këtyre maturantëve.
Ashtu si para 40 viteve, ish maturantet përjetojnë emocione dhe ndjehen krenar që kanë ruajtur respektin dhe kanë forcuar miqësitë mes njëri-tjetrit.