Takim letrar me shkrimtarin Agim Gjakova/ Autori: Marrëdhënia e lexuesit me librin është ftohur deri diku

takim letrar
Në kuadër të aktiviteteve për “Muajin e letërsisë” takimin e radhës Biblioteka Shkencore Universitare në Shkodër e organizoi me shkrimtarin Agim Gjakova i cili ndau një bisedë rreth romaneve të tij e veçanërisht rreth botimit“Koridore të Gjelbra” ku bën fjalë për shtrirjen dhe fuqinë e ish-sigurimit të shtetit. Pjesët e takimit letar ishte edhe publicisti Namik Dokle i cili thotë se pavarësisht teknologjisë, lexuesit në këto kohë ka një qasje të mirë me librin. Ndërsa e parë nga ana e autorit Agim Gjakova ai mendon se marëdhënia e lexuesit me librin është ftohur deri diku.Agim Gjakova lindi më 11 korrik 1935 në Kavajë. Është shkrimtar shqiptar autor i 32 librave, 22 romane dhe 10 përmbledhje poetike.Studioi në Beograd për gjuhë e letërsi frënge dhe letërsi botërore në Fakultetin Filozofik. Gjatë kohës që ishte në Beograd themeloi shoqatën e studentëve shqiptarë “Përpjekja”. U burgos tri herë dhe më në fund, më 1960, u dëbua në Shqipëri si person i padëshirueshëm për pushtetin jugosllav, duke mos i lënë shteg t’i mbaronte studimet.