Takim me bizneset fason , Ibrahimi: Qeveria po merr një sërë masash lehtësuese
Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimi, së bashku më Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe deputeten Edona Bilali kanë zhvilluar një takim me bizneset në Shkodër.
Ministrja Ibrahimi njohu bizneset me lehtësitë që qeveria shqiptare po zhvillon tek mundësitë për kreditim të Bankës së Shqipërisë dhe ligjin për inspektoriatet që ka në fokus rekomandimin dhe jo gjobitjen e bizneseve.
Kryebashkiaku Benet Beci u ndal tek lehtësitë dhe suporti që do të ofrojë Bashkia Shkodër ndaj bizneseve, kryesisht në infrastrukturë.
Për deputeten Edona Bilali, Shkodra ka një specifikë të vecantë në bizneset fasone dhe tekstile ku të gjithë janë bashkë në problematikat që shqetësojnë këtë sektor .
Biznesi fason ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e rajonit të Shkodrës,ku mban një peshë të madhe në punësimin e familjeve shkodrane.