Takim me bizneset, takimi kishte në qëllim riintegrimin e viktimave të krimit

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Qendrën e Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe UNICEF në Shqipëri, kanë organizuar një tryezë të rëndësishme me bizneset, me titullin “Drejt një zbatimi gjithëpërfshirës të drejtësisë për fëmijët”.
Ky takim kishte në qëllim riintegrimin shoqëror dhe profesional të viktimave të krimit, fëmijëve në konflikt/kontakt me ligjin, përmes punësimit me qëllim sigurimin e riintegrim-it dhe rehabilitimit- efektiv dhe të shpejtë të të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, nga një qasje ndëshkuese drejt asaj rehabilituese dhe restauruese.